14.3 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Jessen Petersen: Serbët e Kosovës, peng i politikave destabilizuese të Beogradit

sh-kryeadministratori i OKB-së në Kosovë, Soren Jessen Petersen, ka folur për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe për ecurinë e vendit që nga kohët kur ai mbante një rol kyç në administrimin e përkohshëm ai thekson rëndësinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe rolin e Bashkimit Evropian dhe SHBA-së në këtë proces.

“Dialogu është e vetmja rrugë përpara,” vëren ai, duke vënë theksin në rolin e BE-së dhe SHBA-së në këtë proces. Jessen-Petersen pëmend rëndësinë e integrimit të komuniteteve jo-shumicë dhe ballafaqimin me sfidat që pengojnë progresin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ai shprehet se pavarësisht progresit, Kosova ende përballet me sfida që vijnë nga brenda dhe nga jashtë saj. “Ekziston rreziku që mbingarkesa e bisedimeve dhe grindjet politike të dekurajojnë gjeneratën e re të liderëve të angazhuar në politikë,” shprehet ai, duke shpresuar që kjo mos të ndodhë.

“BE e përdor si karotë ashtu edhe si shkop integrimit, ndërsa SHBA-ja qëndron e patundur në mbështetjen e saj.” Sa i përket Asociacionit, ai shpreh shqetësimin se mund të krijohen vija të reja etnike brenda Kosovës.

“Kosova duhet të bëjë më shumë për të integruar serbët, të cilët duhet të ndihen si pjesë e vendit, ndërkohë që shmanget ndikimi i vazhdueshëm i Beogradit,” thotë ai.

Jessen-Petersen, i bën thirrje liderëve politikë kosovarë të mos marrin mbështetjen e aleatëve si të mirëqenë dhe të jenë të kujdesshëm në veprimet e tyre.Në aspektin e progresit ekonomik dhe social, ai pranon se ka një lëvizje të ngadaltë, ndikuar edhe nga faktorë të jashtëm, por shton se heqja e fundit e vizave mund të sjellë një shtysë të ri për vendin.

Sa i përket Gjykatës Speciale –  Dhomave të Specializuara në Hagë, ai shpreh dëshirën për një proces të drejtë dhe të rregullt, pavarësisht se procesi ka qenë i ngadalshëm deri tani.

Zoti Jessen-Petersen, Ju keni qenë prej përfaqësuesve të parë të Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, ndërmjet viteve 2004 dhe 2006, mund të na jepni një pasqyrim nga prizmi juaj, sa ka pasur progres Kosova ndërvite?

Kur erdha në gusht të vitit 2004, bisedimet për përcaktimin e statusit përfundimtar të Kosovës as që kishin filluar, kur u largova në qershor të 2006 bisedimet për statusin ishin duke u zhvilluar. Sot Kosova ka më shumë se 15 vjet që është e pavarur dhe ende e ndërton vendin. Përparimi mund të jetë i ngadalshëm ndonjëherë, por drejtimi përpara është i qartë dhe i pakthyeshëm. Vite më parë ju keni thënë se Kosova ka nevojë për një gjeneratë të re të udhëheqësve politikë, a ka ndodhur kjo tani?

Përsëri, progresi duket i ngadaltë. Kjo do të ndodhë, por ekziston rreziku që shumë biseda, shumë pak veprime dhe shumë grindje e grindje politike mes pushtetit do të dekurajojnë të rinjtë të hyjnë në politikë. Shpresoj se nuk do të jetë kështu.Si e shihni procesin aktual të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë?Dialogu është e vetmja rrugë përpara – nën udhëheqjen e Bashkimit Evropian dhe në konsultime të ngushta me SHBA-në. BE-ja e përdor integrimin në familjen evropiane si karotë ashtu edhe si shkop dhe SHBA-ja nuk lëkundet me një zë të vetëm mbështetjen e procesit. A besoni se do të arrihet ndonjë marrëveshje eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë këtë vit? Kam frikë se kjo nuk do të ndodhë, duke pasur parasysh lidershipin aktual politik në Serbi. Tashmë ekziston një draft-statut për themelimin e Asociacionit me shumicë serbe në Kosovë, por ka kundërshtime edhe nga opozita për përmbatjen e Asociacionit në disa pika… Asociacioni me të drejtë ishte pjesë e marrëveshjes së Ahtisaarit. Institucionet kosovare duhet të bëjnë më shumë për serbët në aspektin e ndjenjes së përkatësisë në Kosovë, ndërkohë që duhet të kujdeset po ashtu për lëvizjet e vazhdueshme destabilizuese të Beogradit, duke mbajtur shumë serbë në Kosovë peng të politikës së tyre destabilizuese në Kosovë.Kosova përballet me sanksione nga Bashkimi Evropian për shkak të situatës së mëhershmë në veri. Kryeministri Albin Kurti, vazhdon të bëjë thirrje për largimin e këtyre masave, duke i quajtur të padrejta, ndërkohë BE-ja thotë se ende nuk janë krijuar kushtet…

Unë nuk jam në dijeni të ndonjë hezitimi nga BE-ja dhe nuk i kuptoj arsyet pse BE-ja po vepron me sanksione. Në anën tjetër, politikanët kosovarë, përderisa nuk bëjnë kompromis me pavarësinë e tyre, duhet të jenë më të kujdesshëm që të mos antagonizojnë miqtë dhe përkrahësit e tyre dhe të mos e marrin këtë mbështetje si të mirëqenë.  Si e shihni Kosovën në aspektin e përparimit ekonomik dhe social, nga viti 2006 që keni qenë kryeadministrator, e gjerë me tani?

Progresi duket të jetë i ngadaltë, por përgjegjësia për këtë është një faktor i rrethanave ekonomike rajonale dhe globale dhe klimës ende të tensionuar politike në rajon, ndërkohë që edhe politikanët mund të jenë pjesë e fajit. Megjithatë, vendimi i fundit për liberalizimin e vizave mund të ndihmojë për të rritur shpejtësinë dhe thelbin e përparimit në këto fusha.

Unë sigurisht që do të doja të besoja se do të ketë një gjykim të drejtë dhe nuk kam arsye të dyshoj për këtë. Në të njëjtën kohë, më vjen keq që procesi ka qenë shumë i ngadaltë dhe vazhdon të jetë i tillë.

Kur do ta vizitoni Kosovën? A keni ndonjë plan? Shpresoj të vizitoj Kosovën në të ardhmen e afërt./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...