18.6 C
Pec
E hënë, 7 Tetor, 2024

“Jeta e njeriut s’vlen gjë për rusët”: Rrëfimi i serbit që luftoi në Ukrainë

Kur Dragani dhe një grup i bashkëkombësve të tij serb mbërritën në Aeroportin Nikola Tesla të Beogradit në qershor të vitit 2023, ata paraqitën dokumentet si dëshmi se për muaj të tërë kishin punuar jashtë vendit për një kompani ndërtimore ruse.

E vërteta, megjithatë, është shumë ndryshe: Të gjithë po ktheheshin në atdheun e tyre nga fushëbetejat në Ukrainë, ku kishin luftuar në kuadër të njësisë sulmuese ruse, “Ujku”, pasi u ishin nënshtruar stërvitjeve të shkurtra ushtarake në një qendër stërvitore në periferi të Moskës.

Ky grup është dëshmia e fundit për një sistem të fshehtë që ofron mbrojtje ndërkombëtare për shërbimet ushtarake të njerëzve nga Ballkani, të cilët shkojnë në vijat e frontit të luftës të vazhdueshme të Rusisë kundër Ukrainës – një konflikt i gjatë që një dekadë, që nisi me aneksimin e Krimesë më 2014 dhe që më pas u zgjerua me pushtimin në shkallë të plotë, kur dhjetëra mijëra forca të rregullta ruse u dërguan përtej kufirit në shkurt të vitit 2022.

Edhe pse fotografitë e tyre shpesh janë publikuar (me fytyra të mbuluara) në Telegram, një platformë mjaft popullore në mesin e ushtarëve në të dyja palët, nuk ka pasur vlerësime të besueshme sesa serbë kanë luftuar përkrahë serbëve, dhe vullnetarë të tillë ngurojnë të flasin, veçmas për gazetarët perëndimorë.

Lajmi i plotë në RADIO EVROPA E LIRË./Njeshi/ 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...