15 C
Pec
E premte, 14 Qershor, 2024

Jeton Berisha, babai i plagosur me dy djemtë e tij në Pejë, varroset sot!

Siç edhe raportoi gjatë ditës së djeshme ‘RADIO 1’, një nga viktimat e plagosjes së trefishtë të 22 majit në Pejë ka humbur jetën të premten.

Prokuroria Themelore në Pejë ka konfirmuar lajmin, ndërsa urdhri është lëshuar për dërgimin e trupit në IML për obduksion. Më 22 maj, tre persona ishin plagosur me armë zjarri nga një i dyshuar i arrestuar tashmë në paraburgim

Lajmi për vdekjen e tij, fillimisht u kumtua nga QKUK, ku edhe tashmë i ndjeri, Jeton Berisha, këtë të premte ndërroi jetë, e më pas zyrtarisht u konfirmua edhe nga Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Fatkeqësisht kemi lajmin edhe zyrtar, se i ndjeri ka ndërruar jetë. Është lëshuar një urdhër nga Prokurori i Shtetit që trupi të dërgohet në IML për Obduksion”, -tha Nikqi në ‘RADIO 1’.

Më 22 maj në Pejë, Jeton Berisha dhe dy djemtë e tij janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri rreth orës 21:25 në rrugën “Bekim Berisha”.

Ka qenë familja Berisha nga barani i Pejës, që i ka deklaruar ‘RADIO 1’ se i ndjeri do të varroset sot më 08 Qershor, ditë e shtunë, në ora 17:00 në varrezat e fshatit Baran të Pejës.

Ndryshe, Gjykata Themelore e Pejës ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Pejës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Agron Gashit, i cili dyshohet për plagosjen e trefishtë.

Sipas dosjes fillestare të Prokurorisë, personat e përfshirë në këtë rast, nuk kishin probleme paraprakisht, por se deri te zënka erdhën pasi ishin përfshirë si palë të treta në diskutimet që dy të njohur të tyre po i bënin për shitblerjen e një veture “Golf lll”.

Shkodran Nikqi - Zëdhënës i Prokurorisë Themelore-Pejë
Shkodran Nikqi – Zëdhënës i Prokurorisë Themelore-Pejë

Në dokumentin për kërkesën për paraburgim përshkruhet edhe arratisja e 21-vjeçarit, i cili del se është ndihmuar nga vajza e axhës së tij e cila po ashtu është arrestuar./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...