Jeton Zarari, është shkarkuar nga pozita e drejtorit Ekzekutiv të Spitalit të Gjakovës.
Kështu ka vendosur Komisioni Disciplinor i Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar.
Lajmi për media e ka konfirmuar Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.
“ShSKUK ju konfirmon se pas ankesave të shumta, drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, ka marrë Vendim ta shkarkoj drejtorin e Spitalit të Gjakovës. Në vend të tij është caktuar Hilmi Shala, i cili do të ushtrojë këtë pozitë deri në shpallje të konkursit publik për pozitën e drejtorit të Spitalit”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së.//Njeshi/