8.3 C
Pec
E premte, 19 Prill, 2024

Jevtic: Pritjet ishin të ndryshme, por në Berlin u bënë hapa drejtë dialogut

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtic, ka thënë se në Samitin e Berlinit, janë bërë disa hapa të vegjël që Pristhina dhe Beogradi t’i rikthehen dialogut të Brukselit.

“Pritjet e Samiti në Berlin  ishin të ndryshme, por në përshtypjen time është se janë bërë disa hapa të vegjël drejt asaj që duhet të ndodhë në të ardhmen, dhe ky është vazhdimi i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë” ka thënë Jevtic, shkruan tanjug.

Jevtic ka folur edhe për komnentet e shumta rreth pritjeve nga Samiti i Berlinit, duke thënë se dikush e ka pritur që do të ndodh ndonjë ndryshim i madh që do t’i hap derën dialogut, ndërsa dikush tjetër ka pasur shpresa se nuk do të ndodh asgjë.

Rreth Samitit të Berlinit ka folur sot edhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic, i cila ka pranuar se në kryeqendrën gjermane ka pasur një presion të madh mbi Vucicin, rreth temës së vazhdimit të dialogut dhe idesë për korrigjim të kufijve.

Ai thotë se për shkak të presioneve të parashikuara, Vucic kishte udhëtuar drejt Kinës, për të takuar Vladimir Putnin.

Loading…
]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...