oe Bideni është penguar dhe rrëzuar gjatë një ceremonie diplomimi në një akademi të Forcave Ajrore të ShBA-së.
Presidenti i ShBA-së, 80-vjeçar, u ndihmua shpejt nga tre persona dhe eci drejt ulëses së tij pa asnjë ndihmë.
Ngjarja ka ndodhur në Kolorado.
Teksa presidenti u ndihmua të ngrihej në këmbë, ai bëri me gisht pas tij, duke treguar se çfarë e kishte penguar.
Shefi i komunikimit i Shtëpisë së Bardhë, Ben LaBolt, tha se Bideni ishte mirë, raporton Skynews.
“Kishte një thes me rërë në skenë teksa ai po shtrëngonte duart me përshëndetje”, tha ai.
Bideni, i cili qëndroi në këmbë për pjesën më të madhe të ceremonisë disaorëshe për të shtrënguar duart me të diplomuarit, dukej se u përplas për diçka dhe ra në gjunjë drejt fundit. Presidenti kandidon për rizgjedhje në vitin 2024./Njeshi/