15 C
Pec
E premte, 14 Qershor, 2024

Johnny Depp rikthehet “fuqishëm”, ja ku do ta shohim yllin e Hollywood-it

Johnny Depp do të luajë Satanin në filmin e ardhshëm të regjisorit Terry Gilliam. Në një intervistë me revistën franceze “Premiere”, Terry Gilliam, i cili më parë drejtoi “Monty Python and the Holy Grail”, “12 Monkeys” dhe “Fear and Loathing in Las Vegas” foli për filmin e tij të ardhshëm “The Carnival at the End of Days”.

Sipas detajeve për filmin e ardhshëm të zbuluar nga Gilliam, Depp do të luajë Satanin, ndërsa Jeff Bridges do të luajë Zotin.

Adam Driver dhe Jason Momoa janë përfshirë gjithashtu në film, megjithëse detajet nuk dihen aktualisht.

Regjisori britanik shpjegoi në Premiere se “The Carnival at The End of Days” do të jetë një komedi ku Zoti vendos të shkatërrojë njerëzimin. Dhe i vetmi që përpiqet të na shpëtojë është Satani.

Sepse ai ka nevojë për njerëz në ferr, përndryshe nuk do të ketë punë për përjetësinë!

Xhirimet e filmit pritet të fillojnë në janar 2025. Kjo nuk është hera e parë që Gilliam dhe Depp punojnë së bashku.

Depp më parë luajti në filmat e Gilliam-it Frika dhe urrejtja në Las Vegas dhe The Imaginarium of Doctor Parnassus./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...