21.5 C
Pec
E martë, 21 Maj, 2024

Joseph: Vuçiqi u mund nga Osmani, ishte e pritshme

Profesori amerikan, Edward Joseph përmes një reagimi në platformën “X” ka thënë se presidenti Aleksandar Vuçiq u mund dje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Profesori i Universitetit, Johns Hopkins në SHBA ka thënë se Osmani ishte tërësisht e përgatitur.

“Surpriza më e madhe nga përballja e Këshillit të Sigurit të OKB-së mes Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq: Vuçiqi bombastik u tejkalua nga Osmani dinjitoz dhe e përgatitur tërësisht? Jo, kjo ishte e pritshme”, ka shkruar ai në “X”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...