2.1 C
Pec
E hënë, 27 Nëntor, 2023

Ju dha lamtumira e fundit Halim Tolajt. Në varrim mori pjesë edhe kryeministri Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në varrimin e ish- ushtarit të UÇK-së Halim Tolaj, i cili ndërroi jetë të shtunën.

Haradinaj përmes një postimi, Facebook ka shkruar për  Halim Tolaj se  ishte burrë i rrallë dhe i paluhatur ndaj parimeve shqiptare.

“Burrë i rrallë, që qëndroi i paluhatur në parimet shqiptare dhe jetën e vuri në shërbim të vendit e të lirisë. Pusho i qetë, bashkëluftëtari ynë Halim Tolaj!”, ka shkruar Haradinaj.

Ish ushtari i UÇK-së, Halim Tolaj, pas një sëmundje të rëndë, ndërroi jetë të shtunën.

Komuna e Deçanit bashkë me OVL të UÇK-së organizuan mbledhje komemorative, me rastin e vdekjes së Tolajt.

Mme nderime shtetërore, varrimi i të ndjeritu bë sot në orën 13:00 në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Deçan. /Njeshi/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...