3.6 C
Pec
E hënë, 9 Dhjetor, 2024

Ju dha lamtumira e fundit Xhelal Kelmendit, këngëtar i SHKA ‘Përparimi’

Familjarë, miq, shokë, dashamirë e koleg të estradës, i dhanë sot lamtumirën e fundit Xhelal Kelmendit, solist shumëvjeçar i shoqërive të ndryshme kulturo-artistike të qytetit të Pejës dhe këngëtarë i rregullt i SHKA ‘Përparimi’.

I ndjeri, ndërroi jetë papritmas pasdite dje, në moshën 71 vjeçare.

Lamtumira e fundit, iu dha në ora 13:00 në varrezat e qytetit në Pejë.

Xhelal Kelmendi u përcollë për në banesën e fundit, me ceremoni familjare e fetare.

Në nderimin e fundit për të mori edhe pjesë kryetari i komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri dhe Drejtori i Shëndetësisë Dr. Petrit Loci.

Me kurora lulesh tek varri i të ndjerit, nderuan dhe respektuan SHKA ‘Përparimi’ dhe SHKA ‘Sofra Pejane’. 

Xhelal Kelmendi rrjedhë nga një familje e njohur muzicientësh në Pejë dhe shumë mikpritëse e bujare.

Fillet e muzikës dhe të këngës, i ndjeri i mori nga paraardhësit e familjes, babai Halili (këngëtar) dhe xhaxhai Ibrahimi, (instrumentist në veglën e gjymryshit).

Xhelal Kelmendi, përpos si këngëtar-pasionant, në brezin e tij është veçuar edhe si njohës i madh i teksteve dhe prejardhjes së këngëve të mirëfillta qytetare pejane dhe më gjërë./Njeshi&RADIO 1/

 

 

 

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...