0.2 C
Pec
E martë, 30 Nëntor, 2021

Ju është bllokuar kapaku i rezervuarit? Pamje që ju ndihmojnë si ta hapni pa e dëmtuar veturën

Nëse ndaleni në pompën e derivateve, ekziston mundësia që kapaku i rezervuarit të mos ju hapet.

Më poshtë ju tregojmë sesi duhet të reagoni në një situatë të tillë. Një “befasi” e tillë mund të na ndodhë gjatë dimrit, kur sistemi për mbylljen automatike të dyerve të ngrihet nga temperaturat e ulëta dhe të bllokohet.

Në këtë rast duhet të shmangni gjithsesi hapjen e dhunshme të kapakut, pasi me këtë veprim mund të dëmtoni mekanizmin për hapje automatike.

Një “truk” mjaft interesant mund t’ju shpëtojë në raste të tillë. Fillimisht hapeni bagazhin e veturës dhe shikoni nën tepihun që zakonisht mbulon pjesën ku e mbajmë kabllon e çeliktë për tërheqje dhe gomën rezervë.

Në pjesën anësore (të djathtë) të veturës në bagazh, ekziston një kapak i vogël të cilin pasi e hapni do të shihni se gjendet një lloj kablloje.

Mjafton një lëvizje e vogël lartë-poshtë që kapaku i rezervuarit të hapet në mënyrë manuale – duke shmangur çfarëdo lloj dëmtimi në mjetin motorik. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...