Edhe pse ekzistojnë platforma të tjera shumë popullore si WhatsApp, Facebook Messenger ka tërhequr vëmendje për shkak të integrimit të ngushtë me Facebook.
Pavarësisht resurseve të mëdha të Facebook, kompanisë i është dashur kohë përpara se të implementojë veçori shumë të kërkuar në Messenger.
Modaliteti i errët – Dark Mode – është një prej tyre dhe ende nuk ka mbërritur. Lajmet se dizajni i ri i Messenger do të kishte “Dark Mode” nuk provuan të vërteta edhe pse në Shtator të vitit të kaluar disa përdorues kishte testuar dizajnin e ri.
Ridizajnimi erdhi në Nëntor por tema e errët nuk u gjet askund. Ju mund ta aktivizonit vetë “Dark Mode” por ju duhej akses prej administratori diçka e pamundur për pjesën më të madhe të audiencës së Facebook.
Megjithatë Facebook ka përfshirë një marifet i cili aktivizon “Dark Mode” pa qenë nevoja të bëni atë që u tha më lart. E gjitha që ju duhet të bëni është ti dërkoni dikujt një emoji në formë gjysmë hëne, specifikisht emojin e paraqitur mëposhtë dhe do të vini re sesi funksioni i “Dark Mode” jo vetëm aktivizohet por edhe shfaqet në panelin e konfigurimit.
Duket e çuditshme por në të vërtetë funksionon. Sipas XDA Developer marifeti funksionon dhe disa përdorues kanë arritur ta aktivizojnë.
]]>