27.9 C
Pec
E martë, 15 Korrik, 2025

Judo / Budapest: Distria Krasniqi fiton medaljen e argjendtë në botëror

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror që po mbahet në Hungari.

Distria e nisi me fitore garën në raundin e 32-të, pasi ishte më superiore se kundërshtarja e saj braziliane, Jessica Pereira, të cilën e mposhti me ippon, pasi më parë mori edhe një yoko dhe një ëaza-ari.

Pasi mposhti kundërshtaren braziliane, Jessica Pereira, në raundin e dytë, Distria ishte superiore edhe ndaj Francine Echevarria të Puerto Ricos.

Edhe këtë ndeshje, kampionia jonë e fitoi me ippon, pasi Echevarria kishte bërë tri gabime.

Në çerekfinale, pejania ishte e papërmbajtshme ndaj hungarezes Reka Pupp, të cilën e mposhti me një ‘yuko’ dhe një ‘ëaza-ari’.

Në gjysmëfinale, Distria ishte e papërmbajtshme ndaj spanjolles Ariane Toro Soler, të cilën e mposhti pasi e detyroi t’i bëjë tri gabime.

Në luftën për medalje të artë, Krasniqi fatkeqësisht u mposht në finale nga xhudistja japoneze Uta Abe. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...