26.1 C
Pec
E shtunë, 13 Korrik, 2024

“Judo Club Peja” fiton 9 medalje në turneun ndërkombëtar ’16 Qershori’ në Gjilan

Në Gjilan sot është mbajt turneu ndërkombëtar “16 Qershori” në Xhudo. Në këtë turne morrën pjesë xhudist nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Ekipi më i suksesshëm ishte “Judo Club Peja” që drejtohet nga trajneri i njohur Admirim Sahara. Klubi pejan me 9 garues fituan 9 medalje prej tyre 6 të arta dhe 3 të argjendta.

Trajneri i klubit “Judo Club Peja”, Admirim Sahara për Radio 1 u shpreh shumë i lumtur me rezultatet e arritura nga nxënësit e tij. Ai tha se ky ishte një test i rëndësishëm dhe një dëshmi e mirë që Peja vazhdon të dominoj xhudon vendore, rajonale dhe botërore.

Pas këtij turneu, Sahara tha se do të marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik për moshat U-13 që do të mbahet në Maqedoninë e Veriut. /Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...