Në këtë turne Kosovën do ta përfaqësojë Majlinda Kelmendi në kategorinë deri në 52kg e cila llogaritet favorite për medaljen e artë.
Kjo do të jetë gara e dytë për Kampionen Olimpike për sivjet, pas “Çmimit të Madh të Tel Aviv-it”, ku fitoj medaljen e artë. Në kategorinë e xhudistes pejane për vendin e parë do të luftojnë 44 xhudiste, mesin e tyre francezja Amandine Bouchard, zviceranja Evelyn Tchopp, italianja Oddete Giuffrida e romunja Andrea Chitu.
Majlinda Kelmendi në karrierë në Masters, Grand Slam dhe Grand Prix ka fituar 16 medalje të arta, 3 të argjendta dhe 2 të bronzta.
Në Grand Slam Dusseldorf-it marrin pjesë afërsisht 700 xhudistë/e nga 97 shtete.
Garat nisin të premtën në ora 10:00.