2.1 C
Pec
E hënë, 27 Nëntor, 2023

Judo: Mbretëresha Majlinda Kelmendi përsëri në fron. Stoliset me medalje të artë në Dusseldorf

Mbretëresha e Judos Majlinda Kelmendi, ka fituar vendin e parë në turneun Grand Slam që po mbahet në Dusseldorf të Gjermanisë.

Kampionia Olimpike në finale të kategorisë 52kg arriti të mposht xhudisten nga Mongolia Sosorbaram Lkhagvasuren për të konfirmuar epitetin e më të mirës dhe për të dëshmuar super-formën nëpër të cilën po kalon në muajt e parë të këtij viti.

Në ditën e parë në Grand Slam Dusseldorf 2019, xhudistja pejane ka zhvilluar në total 5 duele të cilat i ka përfunduar të gjitha me Ippon.

Në rrugëtimin e saj deri në shkallën më të lart të podiumit arriti të mposht xhudiste si: Verena Thumm nga Gjermania, Eleudis Valentim nga Brazili, Bokyeong Jeong nga Korea e Jugut, Odette Giuffrida nga Italia dhe në finale Sosorbaram Lkhagvasuren nga Mongolia.

Majlinda pak ditë më parë ka fituar medaljen e artë në Çmimin e Madh të Tel Avivit.

Ndryshe, Majlinda Kelmendi në karrierë ka fituar për Kosovën, vetëm në turnetë Grand Slam: 6 medalje të arta, 2 të argjendta dhe 1 të bronztë. /Njeshi

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...