6.4 C
Pec
E diel, 16 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Judo: Trajneri Kuka falendëron të gjithë skuadrën për sukseset arritura

Trajneri i Përfaqësuesës së Kosovës në Xhudo Driton Kuka, përmes një postimi të fundit në faqen e tij në FB ka falendëruar të gjithë bashkpunëtorët e ngushtë në klubin IPPON, një ditë pas suksesit në ceremoninë e Komitetit Olimpik të Kosovës për Laureatët e vitit 2018 ku sporti i xhudos fitoj pothuajse të gjitha çmimet.

Kuka shkruan “ Viti 2018 vit i sukseseve të shumëta për xhudon. Si një të arritur të veçantë po e konsideroj ndërtimin e një njeriu si trajner afër meje e që ishte në krye të detyrës në çdo aspekt! Fjalë pak e i sinqertë, punëtorë i madhë dhe një trajner i madhë po rritet në ekipin tonë”-nënvizoj Kuka. Fjala është për trajnerin e moshave të reja në Përfaqësuesën e Kosovës, Fatos Tabaku.

Kuka shton “Meritor i përbashkët i medaljeve tona” ndërsa falendëron të gjithë ekipin: “Fatmiri, Cuki, Trimja, Fjolla, Hilja, Admirimi, Burimi, Meli, Kushtrimi po rriten si strateg të sportit të xhudos dhe xhudo po ndërton kontinuitet për rezultate kulminante edhe shumë e shumë kohë. Poashtu edhe në klubet anembanë Kosovës po rriten trajner të mirë e me perspektivë! Krenar me krejt ju ”-përfundon shkrimin Kuka.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...