9.1 C
Pec
E premte, 23 Shkurt, 2024

Juristët thonë se tërheqja e avokatëve në këtë fazë do të ketë ndikim jo të mirë në mbrojtjen e Thaçit

Gregory Kehoe, në emër të ekipit mbrojtës të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po gjykohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përmes një parashtrese tha se ish-eprori i UÇK-së “ka dështuar të përmbushë obligimet” sa u përket pagesave, prandaj avokatët kanë paralajmëruar se do të tërhiqen nëse këto obligime nuk përmbushen.

Amer Alija, nga Fondi për të Drejtën Ndërkombëtare (FDHK), ka thënë se kërkesa për tërheqje të ekipit mbështetës do të ketë një ndikim jo të mirë në mbrojtjen e Thaçit.

“Paralajmërimet se avokati udhëheqës dhe avokatët e tjerët do ta lëshojnë mbrojtjen për shkak të obligimeve mes avokatit dhe klientit, sigurisht do të ketë një ndikim jo të mirë në mbrojtjen e Thaçit”.

Sipas tij, largimi në fazën e dëgjimit të dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria Speciale do të ketë ndikim jo të mirë, duke përfshi faktin se avokati Kehoe ka qenë për më shumë se dytë i udhëheqës i ekipit mbrojtës.

“Për arsye se Kehoy për më shuam se dy vite tani më ka qenë i angazhuar dhe është i familjarizuar me prita që i ngarkojnë personat e akuzuar”, ka shtuar Alija

Në njoftimin e Dhomave të Specializuara thuhet se sipas rregullores, kur të caktohet grupi tjetër i mbrojtjes, avokatët paraprakë duhet të vazhdojnë të bashkëpunojnë “në një periudhë prej jo më shumë se 45 ditë”.

“Thaçi nuk ka përmbushur detyrimin ndaj Gregory Kehoe, Joe Reeder, Greenbuerg Legal Associates dhe anëtarëve të ekipit mbështetës dhe Thaçit i është dhënë një paralajmërim i arsyeshëm se do të kërkonin përfundimin nëse nuk u është përmbushur detyrimi”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Pas këtij njoftimi, reagoi Minsitria e Drejtësisë duke potecuar është paguar mbi tre milionë e gjysmë nga buxheti i ministrisë.

Sipas njoftimit të MD-së, thuhet se obligimet ndaj avokatit Luka Misetiq janë kryer në përputhje me Udhëzimin dhe Marrëveshjen.

“Për vitin 2020, është realizuar pagesë prej 83,107.41 Euro, për vitin 2021 është realizuar pagesë prej 1,114,901.00 Euro, për vitin 2022 pagesa është realizuar në shumën prej 996,600.00 Euro, dhe për vitin 2023 – është realizuar pagesë në shumën prej 1,371,800.00 Euro. Për të gjitha vitet, shuma e pagesës për mbrojtjen e z. Hashim Thaçi, është 3,566,401.41 Euro”, thuhet në reagimin e MD-së.

Ministria ka shtuar tutje se për avokatët e tjerë nuk mban përgjegjësi për realizimin e pagesave.

“Për sqarim tutje, Ministria e Drejtësisë realizon pagesa vetëm me avokatet më të cilët ka marrëveshje, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Aktualisht, Ministria e Drejtësisë ka Marrëveshje me avokatin mbrojtës të Hashim Thaçit, Luka Misetiq, të cilit në përputhje me Marrëveshjen, i realizon të gjitha pagesat me kohë. Ndërsa për avokatet tjerë potencial, qoftë edhe privat, të cilët angazhohen nga z. Thaçi, Ministria e Drejtësisë nuk ka Marrëveshje dhe nuk mbanë përgjegjësi për realizmin e pagesave”, thuhet tutje në njoftim./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...