23.3 C
Pec
E diel, 7 Gusht, 2022

Juve dhe Barca në kërkim të formulave për transferimin e Depay

Juventusi dhe Barcelona janë duke i studiuar mënyrat e ndryshme për të gjetur formulën e transferimit të Memphis Depayt në Allianz Stadium.

Sulmuesi iu bashkua Blaugranëve si lojtar i lirë në verën e kaluar dhe ka kontratë deri në qershor të vitit 2023, por nuk pritet që të ketë hapësirë në skuadrën e Xavit

Në ndërkohë, Zonja e Vjetër është në kërkim të një sulmuesi që mund të luajë bashkë ose në vend të Dusan Vlahovic, prandaj është kyçe aftësia për të luajtur në pozita të ndryshme në fazën e sulmit.

Sipas Mundo Deportivo, burimet pranë Barcelonës kanë konfirmuar se Juventusi është ndër konkurrentët kryesore për nënshkrimin e holandezit./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...