20.7 C
Pec
E premte, 12 Gusht, 2022

Juventus këtë javë zyrtarizon Di Marian dhe Pogban

Juventusi do të zyrtarizojë dyshen Angel Di Maria dhe Paul Pogba këtë javë.

Skuadra nga Torino do të mirëpresë me padurim sulmuesin argjentinas dhe mesfushorin e Francës, ku i pari është larguar nga Paris Saint-Germain dhe i dyti nga Manchester United.

Për Pogban, ky do të jetë një rikthim emocional në shtëpi, në klubin që ai u largua në 2016, pasi erdhi për herë të parë në Juve nga United në fazat e hershme të karrierës së tij, transmeton.

Bianconerët janë të vendosur që të finalizojnë marrëveshjet e Di Marias dhe Pogbas deri në fundjavë.

Lëvizja për të mbyllur të dyja marrëveshjet do të jetë një nxitje për Massimiliano Allegri, i cili po kërkon të riorganizojë skuadrën e tij në një përpjekje për ta udhëhequr Juventusin drejt të qenit pretendent për Scudetto pas dy sezoneve të vështira në Serie A.

Do të jetë një marrëveshje njëvjeçare për Di Marian, ndërsa Pogba ka të ngjarë të ketë një kontratë më të gjatë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...