4.6 C
Pec
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Juventusi synon Jordi Alban në afatin kalimtar dimëror

Juventusi do të bëjë një lëvizje për veteranin e Barcelonës, Jord Alba, në afatin kalimtar të janarit.

Bianconerët e kanë nisur sezonin jo mirë, duke fituar vetëm dy nga shtatë ndeshjet e para, derisa synojnë disa blerje gjatë janarit, për t’i mbuluar disa boshllëqe në skuadër.

Në pozitat ku synojnë të përforcohen janë pozitat e mbrojtësve anësorë.

Siç raportohet nga Sport, Juventusi ka vendosur një lëvizje në janar për Alba, i cili ka hasur në probleme të luajë nga fillimi nën drejtimin e Xavit.

Barcelona është e hapur për të lejuar largimin e Albas në një marrëveshje huazimi.

Interi u mundua që ta transferojë 33-vjeçarin gjatë ditëve të fundit të afatit kalimtar veror, por që në fund nuk u finalizua./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...