12.4 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Ka dakordim – Rinisin punimet për gjimnazin shoqëror në Ferizaj

Detyrat në këtë dërrasë të zezë do të shkruhen edhe për pak kohë. Kjo për shkak se nxënësit e gjimnazit “Dr.Shaban Hashani” në Ferizaj, nga shtatori pritet që mësimin ta mbajnë në objektin e ri.

Punimet në këtë objekt do të vazhdojnë, pasi që tashmë ka marrëveshje ndërmjet Komunës dhe Agjencisë Kosovare e Privatizimit.

Vendimi është mirëpritur nga drejtoresha e Gjimnazit, e cila pranoi se infrastruktura e dobët, ka ndikuar në mësimdhënie dhe mësimnxënie gjatë këtyre viteve.

Lajmi se do të kalojnë në një objekt të ri e me kushte më të mira i gëzoi gjimnazistët.

Punimet në objektin e Gjimnazit “Dr.Shaban Hashani”, në Ferizaj, nisën në vitin 2019, mirëpo ato u ndërprenë pas vendimit të qeverisë për t’ia kthyer pronën Agjencisë Kosovare të Privatizimit që nga ajo kohë rreth 1300 nxënës të kësaj shkolle mbajnë mësim në kushte të mjerueshme e me orar të shkurtuar./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...