9.3 C
Pec
E premte, 1 Dhjetor, 2023

Ka humbur jetën një person në Vërmicë të Prizrenit, pasi ra nga lartësia e një objekti në ndërtim

Një person ka humbur jetën, pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia e një objekti që është në ndërtim e sipër në Vërmicë të Prizrenit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Sipas tij, Policia e Kosovës bashkë me Prokurorinë kanë nisur hetimet për këtë rast.

“Dyshohet se një person ka rënë nga një objekt që është në ndërtim e sipër mëngjesin e së premtes, në orën 09:00 dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, ku mjeku ka konstatuar vdekjen. Rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’, ndërkaq trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML)”, tha Gashi.

Raportohet se i ndjeri, është pronar i një hoteli në Vërmicë, me inicialet I.P. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...