Një ndër pilotët e parë kosovar , Prof. Pilot- Hivzi Dresha
Peja ka ndërruar jetë sot në moshën 59 vjeçare.
Përveq që njihet si pilot i dalluar dhe një ndër të parët, ai njihet edhe si
kontribues në zhvillimin e sporteve aeronautike në kuadër të Federatës
Aeronautike të Kosovës dhe aviacionit kosovar në përgjithësi.
Me këtë rast komuniteti aeronautik ka shprehur ngushellimet më të sinqerta familjareve si dhe gjithë komunitetit aeronautik të Kosovës për këtë humbje.
Varrimi I të ndjerit bëhet nesër me 16.03.2019 në varrezat e qytetit të Pejës në ora 13:00.
]]>