20.2 C
Pec
E shtunë, 19 Qershor, 2021

Ka shpresë për mbajtjen e dasmave sivjet, flasin nga Ministria e Shëndetësisë

Që nga 30 prilli kur Ministria e Shëndetësisë prezantoi një plan me tre faza të hapjes së ekonomisë i cili ahengjet i pozicionoi në fazën e tretë që ka nisur në fillim të këtij muaji. Nuk ka më ndonjë njoftim nga ky institucion se a do të lejohet mbajtja e tyre apo jo.

Ndonëse Qershori ka qenë muaji i cili rivlerëson situatën me COVID-19 për mbajtjen e ahengjeve, në Ministrinë e Shëndetësisë nuk kanë marr ende ndonjë rekomandim nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Në lidhje me këtë ka folur edhe zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Faik Hoti.

Ai tha se kjo çështje ka mbetur sipas planit për hapje graduale.

“Çështja e ahengjeve ka mbetur sipas Planit për hapje graduale të rivlerësohet tani në Qershor. Vendimi për to do të merret bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së”, ka thënë Hoti.

Ndërkohë, për mos lejimin e ahengjeve kanë reaguar shumë artisë, pronarë të restoranteve e biznese të tjera që varen nga to./Njeshi/

 

Loading…

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...