5.9 C
Pec
E diel, 9 Shkurt, 2025

Kabineti izraelit i Sigurisë miraton marrëveshjen për armëpushimin në Gaza

Kabineti i sigurisë i Izraelit ka rekomanduar që qeveria izraelite “të miratojë skicën e propozuar” të marrëveshjes së armëpushimit, sipas një deklarate nga zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Kjo do të thotë se marrëveshja tani duhet të votohet nga kabineti më i gjerë qeveritar.

Takimi për atë votim është planifikuar të fillojë në orën 15:30, sipas mediave izraelite.

Përfaqësues nga Izraeli, Hamasi, Shtetet e Bashkuara dhe Katari e kanë nënshkruar zyrtarisht marrëveshjen në Doha, sipas mediave izraelite.

Marrëveshja e armëpushimit u shpall për herë të parë të mërkurën nga ndërmjetësit SHBA dhe Katari./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...