2.8 C
Pec
E hënë, 17 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Kada-Bujupi e Presidencës konfirmon donacion të madh nga Emiratet e Bashkuara

Këshilltarja e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, Donika Kadaj-Bujupi ka konfirmuar se Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë aprovuar investimin e ndërtimit dhe paisjen e laboratorit të hematologjisë, në Kosovë, né Spitalin Pediatrik.

Postimi i plotë:

‘Bashkëpunim i suksesshëm ndërmjet Presidencës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe Sapo morëm konfirmimin për një donacion të jashtëzakonshëm nga Khalifa Bin Zayed Al Nahyan Foundation për ndërtimin dhe pajisjen e një laboratori të hematologjisë në Spitalin Pediatrik “H.H Sheikha Fatima bint Mubarak” në Prishtinë.

Ky projekt vjen si rezultat i përkushtimit të vazhdueshem të Presidentes Osmani dhe ekipit të saj, në sigurimin e mbështetjes ndërkombëtare për sistemin tonë shëndetësor.

Në kuadër të kësaj mbështetjeje, së shpejti pritet edhe dorëzimi i pajisjeve mjekësore për Spitalin Rajonal të Gjilanit dhe QKUK-në. Në emër të Presidencës, falënderojmë nga zemra Emiratet e Bashkuara Arabe, Khalifa Bin Zayed Al Nahyan Foundation, të cilët me këtë donacion po vazhdojnë ndihmën e tyre për Kosovën.’-shkruan ajo./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...