5.4 C
Pec
E mërkurë, 13 Nëntor, 2024

Kadaj-Bujupi thotë se Haradinaj paraqet rrezikun më të madh për Serbinë

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë nuk është ndonjë befasi e madhe që Serbia po e vendos shpesh në shënjestër Ramush Haradinajn.

Siç ka thënë deputetja në një shkrim të bërë në Facebook, Haradinaj paraqet rrezikun më të madh për Serbinë, për planet e saj kundër Kosovës, prandaj sipas saj, Serbia po bënë gjithë këto shpifje, akuza e prapaganda.

Ndryshe, para disa ditësh kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka thënë se disa media në Serbi të cilat janë të afërta me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq kanë filluar një fushatë shpifëse kundër tij.

“Mediat e afërta me ish-ministrin e propagandës së kasapit të Ballkanit Milosheviq, tash president i Serbisë, Aleksandër Vuqiq, kanë filluar një fushatë shpifëse kundër meje. Kanë dështuar në të kaluarën, po dështojnë tani dhe do të dështojnë gjithnjë”, kishte thënë Haradinaj.

Loading…

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...