6.4 C
Pec
E diel, 16 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Kadaj-Bujupi 'thumbon' presidentin Thaçi! I thotë të bëjë "Gajret"

Pas një sërë zhvillimesh të sotme politike dhe institucionale dhe pas konfirmimit zyrtar të Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, se Bondsteel nuk do të hiqet, siç raportuan mbrëmë disa media të afërta me presidentin Thaçi dhe se KFOR-i amerikan do ta vazhdojë angazhimin e vet në Kosovë, është deputetja e Kuvendit të Kosovës nga rradhët e AAK-së, Donika KAdaj Bujupi që ka thumbuar presidentin e Republikës, Hashim Thaçin, me një status të saj në facebook.

Po sot u bë e ditur nga krerë politik dhe institucionalë vendorë se Amerika nuk e ka në opsion ndryshimin e kufinjëve Kosovë-Serbi.

Statusi i plotë i znj. Donika Kada-Bujupi;

“Deri para disa orëve, me kinse burime anonime, thanë se SHBA-të janë duke paketuar valixhet për të ikur nga Kosova. Tani që SHBA-të i dematuan, me siguri se ata kanë nevojë për ndonjë bllof të ri. Sidoqoftë, projektet për ndarjen e Kosovës janë duke dështuar. Bllofet e radhës mund të shpërfaqin gjendjen e rëndë shpirtërore të disave pas vdekjës së projekteve të vjetra serbe dhe ruse. Gajret!”-ka shkruar Kadaj-Bujupi në statusin e saj në Facebook. /Njeshi/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...