5 C
Pec
E hënë, 9 Dhjetor, 2024

Kadetët e FSK-së sfidojnë të ftohtin dhe borën, përfundojnë me sukses marshimin 12.8 kilometërsh

Kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar me sukses marshimin prej 12.8 kilometrave, që u zhvillua në rrethinën e Liqenit të Batllavës.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në një postim në Facebook bëri të ditur se kadetët treguan  disiplinë dhe vendosmëri, ani pse kushtet atmosferike ishin të rënda dhe temperaturat ishin të ulëta.

“Një tjetër marshim i suksesshëm prej 12.8 km i përfunduar nga kadetët tanë në rrethinën e liqenit të Batllavës, përkundër kushteve të rënda atmosferike me temperatura të ulëta dhe reshje të dendura bore. Me disiplinë, vendosmëri dhe një frymë të fortë bashkëpunimi, ata dëshmuan edhe një herë përgatitjen dhe përkushtimin e udhëheqësve tanë të ardhshëm ushtarak”, ka shkruar Maqedonci.

Ministri është shprehur krenar për suksesin dhe “shpirtin e tyre të palëkundur”.

Kujtojmë se Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës ka ftuar qytetarët që marrin pjesë në “Ditën e  hapur”, që do të mbahet me rastin e Ditës së Forcës, më 27 nëntor, nga ora 10:00 deri në ora 14:00.

Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, nga ora 12:00, do të jenë të pranishëm udhëheqësit më të lartë shtetërorë, të cilët do të kanë adresim për media duke filluar nga ora 13:00. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...