Forca e Sigurisë së Kosovës njofton se kadetët e Qendrës për Studime Universitare (QSU) kanë përfunduar me sukses vlerësimin praktik të ushtrimit “Qielli i Shqiponjave 2025”, ku u testuan në operacione të ndryshme taktike, shkruan Gazeta Sinjali.
Kadetët e vitit të katërt treguan gatishmërinë për të shërbyer si oficerë të rinj të FSK-së, ndërsa ata të vitit të tretë fituan përvojë të vlefshme në lidership, duke u përgatitur për detyrat që i presin në vitin përmbyllës.
Drejtori i NALT-it, Gjeneral brigade Sven Lange, dhe Komandanti i KDS-së, Gjeneral brigade Jeton Dreshaj, ndoqën nga afër ushtrimin, duke vlerësuar nivelin e lartë të përgatitjes dhe përkushtimin e kadetëve.
Ky aktivitet dëshmon punën e palodhshme dhe disiplinën që kultivohet çdo ditë në Qendrën për Studime Universitare të FSK-së.
“Po rrisim oficerë që janë gati me i dalë zot Atdheut!”, thuhet në njoftimin zyrtar të Forcës së Sigurisë së Kosovës./Njeshi/