Kadetët e Klasës 2027 nga Qendra për Studime Universitare – Akademia e Mbrojtjes, kaluan një ditë në Krushën e Madhe, përmes një aktiviteti vullnetar të organizuar për të njohur nga afër përvojat dhe sfidat e banorëve të këtij fshati historik.
Aktiviteti, shërbeu për të forcuar lidhjet mes Kosovës dhe studentëve ndërkombëtarë, transmeton klankosova.tv.
Vizita sipas njoftimit në facebook, filloi në kooperativën ”KB Krusha” e udhëhequr nga Fahrije Hoti, e cila ka ngritur një biznes të suksesshëm për të ndihmuar gratë e fshatit të rimëkëmben nga humbjet dhe vuajtjet e së kaluarës.
Kadetët morën pjesë në punët e përditshme të kooperativës dhe patën mundësinë të bisedojnë me gratë e Krushës, të cilat ndanë historitë e tyre të guximit dhe qëndresës.
Më pas, vizituan Muzeun e Krushës, ku u njohën me historinë tragjike të Masakrës së Krushës, një ngjarje që ka lënë plagë të thella në kujtesën kolektive të vendit. /Njeshi/