5.1 C
Pec
E enjte, 13 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Kadiu: Serbia po e politizon çështjen e personave të zhdukur

Këshilltari i kryenegociatorit të Kosovës Besnik Bislimi, Klisman Kadiu në një përgjigje per media tha se është fatkeqësisht që  Serbia po vijon ta politizojë çështjen e personave të zhdukur me dhunë, e ta instrumentalizojë atë për të fshehur të vërtetën mbi fatin e të pagjeturve. Sipas tij,  çështja e personave të zhdukur është  humanitare që ka nevojë për adresim urgjent.

“Fatkeqësisht Serbia vijon ta politizojë çështjen e personave të zhdukur me dhunë, e ta instrumentalizojë atë për të fshehur të vërtetën mbi fatin e të pagjeturve. Kjo është çështje humanitare që ka nevojë për adresim urgjent. Refuzimi për t’u takuar dje në Bruksel në kuadër të Komisionit të Përbashkët, është refuzim i Serbisë për të zbardhur të vërtetën e fatit të të pagjeturve. Sepse Serbia nuk është e gatshme të përballet me të vërtetën e saj historike, krimet e barbaritetin e së kaluarës, për sa kohë është e njëjta kastë politike që vazhdon të udhëheqë me vendin. Bashkimi Evropian duhet ta dënojë më fuqishëm e zëshëm mungesën e ecjes përpara me këtë çështje për shkak të destruktivitetit të Serbisë/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...