6.9 C
Pec
E diel, 18 Maj, 2025

Kadrijaj: Votimi i fshehtë është i paprecedent – do të marrim pjesë në seancë, qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj,  ka konfirmuar për mediat se grupi i saj parlamentar do të marrë pjesë në seancën e Kuvendit, duke theksuar se qëndrimi i AAK-së lidhur me procesin e votimit për kryetarin e Kuvendit nuk ka ndryshuar.

“Do të marrim pjesë në seancë, qëndrimi ynë s’ka ndryshuar,” deklaroi Kadrijaj.

Ajo e quajti të paprecedent propozimin për ta bërë votimin në mënyrë të fshehtë, duke thënë se një praktikë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në seanca konstituive të Kuvendit të Kosovës.

“Votimi në formë të fshehur është i paprecedent dhe s’ka ndodhur kurrë më parë,” u shpreh deputetja e AAK-së /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...