5.6 C
Pec
E enjte, 13 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Kallas: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë të shkojnë drejt BE-së

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka uruar Peter Sørensenin për emërimin e tij si i dërguar i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi.

Përmes një postimi në platformën “X”, Kallas theksoi rëndësinë e procesit të normalizimit mes dy vendeve për rrugën e tyre drejt integrimit evropian.

“Mirëpres ngrohtësisht Peter Sørensenin si emisarin e Posaçëm të BE-së për Dialogun. Ka shumë punë të rëndësishme përpara. Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë drejt BE-së”, ka shkruar ajo.

Gjithashtu, Kallas falënderoi Miroslav Lajçakun për angazhimin e tij në këtë proces, duke theksuar se puna e tij e deritanishme do të shërbejë si bazë për angazhimin e mëtejshëm në dialog./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...