Avokati përfaqësues i ambasadorit Martin Berishaj, Tomë Gashi, ka reaguar pas lajmit se LDK-ja ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurori ndaj ambasadorit.
Gashi ka bërë publike një kërkesë që ia kishte dërguar Prokurorisë Speciale në janar të këtij viti, ku flitet për një raportim se Policia e Kosovës ka dorëzuar kallëzim penal ndaj Berishajt, derisa Gashi i është drejtuar Prokurorisë për sqarime urgjente.
Përmes kësaj shkrese, e tash edhe si reagim ndaj LDK-së, Gashi ka bërë me dije se Berishaj gjendet në Prishtinë dhe është i gatshëm të japë përgjigje për çfarëdo kallëzimi penal, pasi sipas tij, “Martini nuk ka se çfarë të fsheh”.
Gashi tha se LDK-ja janë vonuar.
“Une po i njoftoj ata se qysh me 21-01-2023, i jam drejtuar Prokurorise Speciale te Republikes se Kosoves duke njoftuar Prokurorine se z. Berishaj eshte ne Prishtine dhe se ne cdo moment ai eshte i gatshem per te dhene sqarime ne Prokurori. Martini nuk ka se cfar te fshehe!”, ka shkruar Tomë Gashi përkrah dokumentit./Njeshi/