-0.3 C
Pec
E premte, 8 Dhjetor, 2023

​Kaloi ilegalisht kufirin, shtetasi i Serbisë lirohet në procedurë të rregullt

Policia e Kosovës ka ndaluar një shtetas të Serbisë, i cili kishte hyrë ilegalisht në Kosovë.

Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se i njëjti kishte shfrytëzuar rrugët alternative jashtë vendkalimeve kufitare.

Ngjarja ka ndodhur në ora 18:00, në fshatin Bistricë të Komunës së Leposaviqit, kur njësiti policor kishte ndal veturën me targa të Serbisë të cilën kishte qenë duke e drejtuar personi në fjalë.

Bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...