16 C
Pec
E martë, 30 Maj, 2023

Kalon në komision Projektligji për aderim në marrëveshjen për statusin e Komisionit Ndërkombëtar për Zhdukur

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione ka miratuar më shumicë votash Projektligjin për aderim në marrëveshjen për statusin e Komisionit Ndërkombëtar për të Zhdukur.

Me këtë hap, tani ky projektligj i dërgohet kuvendit për miratim.

Në komision është thënë se ky projektligj që kërkon mbi 80 vota për të kaluar, do ta marrë edhe mbështetjen shumicë të ligjvënësve.

Fatmire Mulhaxha-Kollçaku nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se ky projektligj është shumë domethënës.

Edhe Albana Bytyqi nga AAK ka thënë se ky projektligj e ka përkrahjen e subjektit pjesë e së cilës është ajo.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...