shkruan: Festim Topalli
Sot është dita finale e zgjedhjeve presidenciale në SHBA dhe gara mbetet jashtëzakonisht e ngushtë ndërmjet dy kandidatëve, ndërsa qytetarët amerikan kanë kohë të votojnë deri në mbyllje të ditës.
Komuniteti shqiptar nga Kosova në New York, më saktë në pjesën Yonkers shprehen se vota e tyre synon përherë të forcoj lidhjet politike mes SHBA-së dhe Kosovës, në të njejtën rrugë të përmirësojë mirëqenien e tyre si shtetas amerikan dhe padyshim disa janë në krah me njërën ose tjetren parti.
“Përkahja ndaj Kosovës nuk luhatet, pavarësisht kandidatit që fiton. Ekziston një frikë që po fitoj Trump do të ndryshoj strategjia por une nuk dua ta besoj këtë skenar. Prandaj kush do që fiton kjo nuk do ta rrezikoj aleancen mes amerikanëve dhe shqiptarëve, pa marr parasysh a fiton Harris ose tjetri”- thotë një qytetar nga Peja i cili sot për herë të parë e hodhi votën, prej që ka marr nënshtetësinë amerikane.
Një tjetër shton: “Shqiptarët secilën herë ngrisin zërin, e shfrytëzojnë të drejten për votë si dhe në secilin rast, me sy e mendje e kanë përpara situatën gjeopolitike në botë, e sidomos sot pasi ka ndryshuar rrënjësisht. E në anën tjetër e balancojnë me interesat e tyre në vendin ku jetojnë, kjo konfirmohet me letrën e hapur nga Harris, por edhe nga akterë politik nga ana e Trump, pasi jemi komunitet që vazhdon të kontribuoj në shoqërinë amerikane”.
Mbi të gjitha, shprehen të lumtur që e shfrytëzojn të drejten për votë. Për shumë prej tyre, përkrahja ndaj Kosovës nuk ndryshon me kandidatët, pavarësisht që (Trump ) nuk ka bërë koment të drejtpërdrejt për shqiptarët e Amerikës.
Sigurisht krejt bota po i përcjellë me vëmendje dhe me interesim të madh procesin zgjedhor presidencial, sidomos Ballkani Perëndimorë – veçanërisht Kosova e Serbia.
Fushata e dy kandidatëve ka pasur në vëmendje temat: ekonomia, imigracioni.
Po ashtu lufta në Gaza, situata e keqe në Lindjen e Mesme, lufta në Ukrainë, dhe mbi të gjitha një rrezik “lufte” në evropë. Trump dhe Harris për secilen temë kanë mendime të ndryshme. Potencialisht, presidentja e parë në historinë amerikane, Kamala Harris ka pasur një paraqitje të një luftëtareje optimiste për të ardhmen.
Fitorja e saj shihet si humbje për “dikatorët” e ekstremit të djatht, fitore e botës së lirë. Dhe se nuk pritet të ndryshoj kursin ndaj Kosovës, në përgjithësi ndaj shqiptarëve. Ndërsa ish-presidenti Donald Trump ka përhapur ide të zymta për një amerikë në rënie dhe të rrënuar në shumë dimensione nga administrata Biden.
E me ardhjen e tij thotë se gjërat do të marrin kahje ka e mbara, ka amerikanët. Kritik ndaj Natos, kufijt të forcuara. Imigrim të kontrolluar. Në anën tjetër përmes djalit, dhëndërit e Grenellit ( sekretar në rast se rizgjidhet Trump ) dihet lidhja e tij me Serbinë. Sipas një sondazhi të fundit nga New York Times, demokratja Kamala Harris ka një epërsi fare të lehtë ndaj republikanit Donald Trump.
Ndërsa Gallup Int. ditë më parë ka ndar sondazhin se Kosova do të votonte për Harris e Serbia për Trump. E shqiptarët në SHBA pritet të rreshtohen me kandidatin për të cilin mendojnë që i përqafon më mirë interesat e popullit prej nga vijn dhe interesat e tyre ku jetojnë me shpresën dhe bindjen që lidhja mes dy vendeve të jetë e fuqishme e palëkundur, përshkak, se këto zgjedhje edhe mund ta ndryshojnë historinë e botës njëherë e përgjithmonë./Njeshi&RADIO 1/