16 C
Pec
E premte, 18 Prill, 2025

Kamberi letër Vuçiqit: Shqiptarët nuk marrin pjesë në konsultat për themelimin e qeverisë së re!

Deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në konsultat për themelimin e qeverisë së re.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Kamberi njoftoi se ftesës së presidentit Vuçiq iu përgjigj duke e njoftuar se shqiptarët nuk do të marrin pjesë në këto konsultime.

“Njoftova Presidentin se nuk shoh të arsyeshme të bëhem pjesë e një procesi të rrejshëm të demokracisë, sa për të përmbushur formën, ndërkohë që bashkëkombësit e mi mbeten pakica skajshmërisht e diskriminuar në sistemin shtetëror në 13 vitet e fundit”, shkroi Kamberi në postimin të cilin ia bashkëngjiti edhe letrën e plotë që ia dërgoi Vuçiqit./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...