17.4 C
Pec
E mërkurë, 6 Korrik, 2022

Kamberi: Sekretari i Parlamentit të Serbisë i kërcënoi komisionerët shqiptarë se do të arrestohen

Ora 20:00 do të duhej të ishte koha kur Shaip Kamberi, do të mësonte rezultatin nëse është apo jo deputet i Kuvendit të Serbisë.

Por, shantazhet dhe parregullsitë e krijuara nga ana e palës serbe e pamundësuan zhvillimin e zgjedhjeve në Tërrnoc të Bujanocit.

Kandidati për deputet Shaip Kamberi, tha se komisionerët shqiptarë janë kërcënuar se do të arrestohen.

Ai theksoi se ky kërcënim ka ardhur nga sekretari i Parlamentit të Serbisë Veljko Odalloviq.

Kamberi shtoi se lidhur me rastin iu ka shkruar edhe ambasadorit të ShBA-së në Beograd dhe ambasadorit të OSBE-së.

“Veljko Odalloviq, me të ardh në Tërnoc sot i ka kërcënuar komisionerët shqiptarë se do të arrestohet. Dhe kur e kanë parë se kërcënimet e tij nuk pijnë ujë pas pak minutave, ka ardhur një paralajmërim, një telefonatë anonime drejtorit të shkollës në Tërrnoc për gjoja vendosjen e një mjeti shpërthyes”, tha Kamberi në Klan Kosova.

“Ju kam shkruajtur edhe ambasadorit amerikan dhe atij të OSBE-së”- shtoi ai.

Herën e kaluar, kandidatit shqiptar i munguan 13 vota që ta siguronte fitoren.

10 ishin të pavlefshme, derisa 6 nga 617 votuesit e Tërnocit, përkrahën Partinë Socialiste të Ivica Daçiq./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...