15.7 C
Pec
E hënë, 25 Shtator, 2023

Kamerat në shkollat e Prishtinës, Rama: Përpjekje për të krijuar një ambient më të sigurt

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se kreqyteti do të vendosë kamera në institucionet shkollore.

Ai është shprehur se kjo pto bëhet për të krijuar një ambient më të sigurt dhe të frytshëm për nxënësi.

“Kryeqyteti do të vendosë kamera në institucionet shkollore. Institucioni i #Kryeqytetit është duke krijuar mjedis ku mund të zhvillohet procesi arsimor për zhvillimin e qëndrueshëm të nxënësve dhe të personelit arsimor. Në përpjekje për të krijuar një ambient më të sigurt dhe të frytshëm për nxënësit tanë të dashur, jemi duke ndërmarrë masa të reja të rëndësishme”.

“Me qëllim që të kontrollojmë më mirë situatën dhe të ndërtojmë një sistem të sigurisë më të fortë, do të vendosim kamera të sigurisë në institucione edukative arsimore në Prishtinë. Kjo do të na ndihmojë të monitorojmë aktivitetet dhe të parandalojmë situata të rrezikshme që mund të ndodhin në ambientet shkollore. Në përpjekjen tonë për të forcuar sigurinë dhe rendin në shkolla, prezencën e policisë në institucionet arsimore do ta bëjmë të rregullt dhe të ndjeshme. Kjo do të krijojë një ndjesi të sigurisë për të gjithë nxënësit dhe stafin shkollor”, thuhet në shkrimin e Ramës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...