22.9 C
Pec
E shtunë, 13 Korrik, 2024

Kamioni i ‘lodhur’ i Ujë Rugove, ndotë ambientin e Pejës

Një kamion transportues i Ujë Rugove, në vapën e sotme të mesditës, ka shkaktuar shqetësim për komunitetin dhe pjesëmarrësit e trafikut, në rrugën ‘Hasan Prishtina’ në Pejë.

I njejti, i defektuar në tenim për riparim në vendngjarje, pa pasur ekipe adekuate, ka shkaktuar ndotje të madhe në këtë rrugë që ndodhet pranë Kino-Teatrit ‘Jusuf Gërvalla’, në zemër të Pejës.

Në tentim për ta ndezur, ka ardhur edhe një kamionetë tjetër e të njejtës kompani, duke shkaktuar kështu kaos edhe në trafik, përreth një orë.

Bizneset e kësaj ane, kanë shprehur revoltën e tyre, duke dërguar fotografitë e situatës, tek Portali ‘Njeshi’.

‘Teknologji e stervjetëruar, e mundohen të shesin ujë.Mekat ku jetojmë. Bizar e bonen Pejën, ne vend qe me thirrë ekipen mbeshtetse profesionale.’-deklaroi me këtë rast, qytetari i revoltuar./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...