Mediat vendore raportojnë më herët për një incident në Duhel të Suharekës, ku një kamion u përfshi nga zjarri.
Teksa në informacionin fillestar nuk dihej mbi shkaqet e zjarrit, policia ka konfirmuar se bëhet fjalë për një aksident mes kamionit që u dogj dhe një tjetër kamioni.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar se shoferët e të dy kamionëve kanë pësuar lëndime trupore.
“Përveç dëmeve materiale, të dy shoferët e kamionëve kanë pësuar lëndime, njëri prej tyre ka marrë lëndime më të rënda. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë marrë me rastin”, deklaroi Bytyqi.
Rastit i është përgjigjur edhe njësiti i zjarrfikësve, që menjëherë ka arritur në vendngjarje për të shuar zjarrin./Njeshi/