14.4 C
Pec
E enjte, 19 Shtator, 2024

Kampet në Shëngjin dhe Gjadër afër hapjes, më 20 gusht bëhet testimi i ambienteve

Të martën do të testohet hapja e kampeve për pritjen e emigrantëve afrikan në Gjadër dhe Shëngjin.

Euronews Albania bën të ditur se rreth 500 persona do të dislokohen më 20 gusht në Shëngjin për t’u bërë gati që të presin mbërritjen e emigrantëve të parë afrikanë që në fillim të shtatorit.

Testimi për mirëfunksionimin e dy qendrave do të jepet drita jeshile për pritjen zyrtarisht të emigrantëve që do të shpëtohen nga autoritetet italiane në ujërat e Mesdheut duke nisur nga data 1 shtator.

Një rregullore e brendshme e autoriteteve italiane e publikuar për punonjësit e qendrës përmban 14 urdhëresa në total, për sjelljen apo raportin që duhet të kenë me popullsinë lokale përgjatë qëndrimit të tyre apo ndërveprimit për shkak të punës.

Në bazë të marrëveshjes që qeveria shqiptare ka firmosur me atë italiane, kapaciteti maksimal i dy qendrave në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se tre mijë emigrantë në muaj dhe në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do të largojnë me shpenzimet e tyre refugjatet nga territori shqiptar.

Porti i zbarkimit të refugjateve nga vendet e treta do të jetë Shëngjini, ku është ngritur qendra pritëse, ndërsa në Gjadër po ndërtohet kampi ku do të qëndrojnë deri në shqyrtimin e kërkesave për azil nga autoritetet italiane.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...