29.5 C
Pec
E shtunë, 20 Korrik, 2024

Kamp mjedisor në Luginën e Grebajës, ERA fton studentët të marrin pjesë në kampin edukativo-ekologjik

Nga 09 deri më 13 shtator 2024, ERA organizon kampin edukativo-ekologjik në Luginën e Grebajës, në Bjeshkët e Nemuna.

Sikur vitin e kaluar, organizimi është bërë në bashkëpunim me Green Home nga Mali i Zi dhe INCA nga Shqipëria.

Më poshtë është komunikata e plotë nga ERA, si dhe format e aplimit për kampin pesëditor. /Njëshi/

Ftesë për studentët për të marrë pjesë në kampin mjedisor në Luginën e Grebajës!
Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se këtë vit do të organizohet një kamp edukativo-ekologjik në luginën e Grebajës.
Ashtu si vitin e kaluar, ERA në bashkëpunim me Green Home nga Mali i Zi dhe INCA nga Shqipëria, organizojnë një kamp ekologjik pesë-ditor që do të mbahet në territorin e Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna, në luginën e Grebajës, nga data 09 deri më 13 shtator 2024, me studentë nga Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova.
Parku Kombëtar i Bjeshkëve të Nemuna është i stolisur me bukuri dhe vlera unike, por fakti që e bën edhe më të veçantë këtë zonë është se ai ndodhet në kufirin e tre vendeve fqinje. Pikërisht për këtë, kampi synon përmirësimin e njohurive dhe shkëmbimin e përvojave mes studentëve të biologjisë dhe shkencave të ngjashme nga Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova, me fokus të veçantë në biodiversitetin dhe mbrojtjen e natyrës.
Programi i kampit është hartuar me kujdes për të përfshirë një numër të madh aktivitetesh përmes të cilave nxënësit dhe adhuruesit e natyrës do të kenë mundësinë të mësojnë për vlerën e natyrës së paprekur.
Për më tepër, programi i kampit do të përfshijë aktivitete në terren, vizita në vende të trashëgimisë natyrore dhe kulturore, turne hiking, punë praktike, si dhe kohë të lirë për shoqërim dhe aventura unike në natyrë.
Kampi do të zgjasë pesë ditë dhe të gjithë pjesëmarrësit do të jenë të pajisur me pajisje kampingu, transport dhe ushqim. Numri i vendeve është i kufizuar, prandaj është e rëndësishme që pjesëmarrësit e interesuar të regjistrohen në kohë dhe të dërgojnë motivimin e tyre për pjesëmarrje.
Aplikimet janë të hapura nga 1 korriku 2024 dhe do të qëndrojnë të hapura deri më 1 shtator 2024 deri në fund të ditës. Aplikoni duke plotësuar formularin e aplikimit në këtë link: https://forms.gle/N9y2uCNv1dug2sRt7
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...