Në Sarajevë të Bosnjës dhe Hercegovinës, gjatë fundjavës, është zhvilluar edicioni i 24-të, i Kampionatit Ballkanik të Karatesë për Kadet, Junior dhe U21.
Si pjesë e këtij Kampionati, ishin edhe delegatët nga Kosova, që ishin deleguar nga Federata e Karatesë së Kosovës.
Trajneri dhe referi nga Peja, Bajram Desku, anëtar i Klubit të Karatesë, ”Arena” në Pejë, pas testit teorik dhe praktik, kaloi provimin në të dy diciplinat Kumite dhe Kata.
Më poshtë, është njoftimi i plotë, i Klubit të Karatesë “Arena” në Pejë. /Njëshi/ Nga 8-10 Nëntor, në Sarajevë kryeqytetin e Bosnjës dhe Hercegovinës u mbajt Kampionati i 24 Ballkanik për Kadet, Junior dhe U-21.
Pjesë e këtij kampionati ishte dhe shteti Kosovës,poashtu edhe Gjygjtaret nga Federata e Karatesë e Kosovës.
I deleguar nga federata e karatesë së Kosovës gjegjēsisht Komisioni i gjygjtarve pẽr ta nda drejtēsinē dhe pēr t’ju nēnshtruar provimit pēr gradē mē tē lartē Ballkanike,ishte anētari i Klubit tē Karatesē ”Arena” Pejē, trajneri dhe referi i mirēnjohur nga Peja Bajram Desku.
Pas testit teorik dhe atij praktik, me kumtimin e rezultateve, aj me shum sukses e kaloj provimin nẽ tē dy diciplinat Kumkite dhe Kata,dhe ishte i vetmi qe e kaloj testin ne dy diciplina.
Trajneri jonē pas kumtimit te rezultateve u shpreh falenderues Federstes sẽ Karatesē dhe komisionit tē gjygjtarve pēr besimin nē delegim, duke ju premtuar qē do ta kryej punēn me shum pergjegjesi siq e ka bërë tani e dy dekada me shum autoritet dhe korrektesi.
I falenderoj te gjith ata qe me perkrahen per te arritur kete sukses te cilin ja dedikoj familjes time,kolegëve të punës, nxēnēsve tē klubit “Arena”,shtetit te Kosovēs dhe qytetarëve e sportitistëve tē Qytetit tē Pejēs.