-0.1 C
Pec
E premte, 27 Janar, 2023

Kampionati Botëror me ndryshime në orar

Kampionati Botëror “Katar 2022”, sot vjen me disa ndryshime në orarin e ndeshjeve.

Deri dje, ndeshjet luheshin në orare të ndryshme duke nisur që nga ora 11:00, pastaj 14:00, 16:00 e ndeshja e fundit zhvillohej në ora 20:00.

Ndërsa, nga sot, dy ndeshje do të luhen nga ora 16:00 ndërsa dy në ora 20:00.

Dy ndeshjet që luhen nga ora 16:00 janë Ekuadori – Senegali dhe Holanda – Katari.

Të gjitha këto skuadra që garojnë në grupin A, shanset për kualifikim i kanë të hapura, përveç Katarit që tashmë është eliminuar.

Holanda gjendet në pozitën e parë me katër pikë, ku shihet si favorit absolut ndaj Katarit.

Në pozitën e dytë gjendet Ekuadori, një më shumë se Senegali i cili ka tri sosh.

Dy ndeshjet që do të luhen nga ora 20:00 janë Irani – ShBA-ja dhe Uellsi – Anglia.

Grupin B  e kryeson Anglia me katër pikë, Irani me ka tri pikë, ShBA-ja dy dhe Uellsi një pikë.

Anglia shihet favorit ndaj Uellsit, ndërsa ShBA-ja është favorite në letër ndaj Iranit. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...