Kampionët e Kosovës së edicionit 2022/23 në Prince Caffe Superligën e basketbollit, K.B. ‘Peja’ u pritën sot në Kompaninë “LIRIDONI” Group, e cila kompani në momentet kritike të klubit u bë Sponsor Gjeneral dhe gjesti ishte moment jetik e vendimtar për sezonën dhe fatin e klubit.
Moment i ndryshimeve dhe rikthimit të rezultateve pozitive, u vlerësua veprimi i “LIRIDONI” Group, për tju bashkuar Klubit me mbështetje në një periudhë jo të lehtë.
E tani, sot, suksesi u shijua bashkë, në pritjen që kampionëve ju bë në hapësirat glamuroze të “LIRIDONI” Group.
Kompania “LIRIDONI” Group ndjehet krenare që edhe vitet e ardhshme do vazhdojë të jetë fuqishëm në përkrahje të klubit kampion dhe do vazhdojmë me suksese të reja në vend dhe në europë.
Kur kampionat bëhen bashkë, rezultatet dhe suksese nuk kanë si të mungojnë.
Me këtë rast Kryetari i klubit Fatmir Gashi ndau medaljen e merituar për pronarin e kompanisë “LIRIDONI” Group z.Zekë Jasiqi
‘RADIO 1’ dhe Portali ‘Njeshi’ përgëzojnë me këtë rast Sponsorin general “LIRIDONI” Group, të klubit pejan, që u shpallë kampion i Kosovës në basketboll duke e krhyer kupën në qytetin e basketbollit pas 10 vitesh./Njeshi/