26.2 C
Pec
E hënë, 20 Shtator, 2021

Kampionët zbresin në Kosovë

Ekipi olimpik i xhudos ka mbërritur në Kosovë, pas disa ditëve të kaluara në Japoni ku shkroi sërish histori. Ekipi i xhudistëve në krye me trajnerin Driton Kuka, ka mbërritur në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, në orën 20:35.

Në ekip janë edhe dy kampionet e reja olimpike, Distria Krasniqi e Nora Gjakova. Kosova u përfaqësua me pesë xhudistë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” dhe fitoi dy të arta e një vend të shtatë – Akil Gjakova.

Pjesë e ekipit janë edhe Majlinda Kelmendi, kampione olimpike nga “Rio 2016” dhe Loriana Kuka. Ekipi olimpik për pak minuta do të mbajë një konferencë për media, e më pas do t’ia mësyjë sheshit “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ku është organizuar një pritje e madhe. Në aeroport ka dalë një numër i madh i qytetarëve për t’i pritur qytetarët, e aty është edhe kryeministri Albin Kurti.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...